Vendosni fjalën kyçe....

Haradinaj mesazh të ashpër KE-së: Po cënoni sovranitetin e Kosovës me deklaratat për Trepçën


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër deklaratat e zëdhënëses së Komisionit Evropian, Maja Koçijançic, dhënë mediave serbe lidhur me statusin e Minierës së Trepçës.

Haradinaj thekson se reagimi i BE-së kundër miratimit të statusit të minierës nga Kuvendi i Kosovës është dëshmi se BE-ja ka humbur rrugën në oborr si dhe është një qëndrim i paprecedentë dhe i papranueshëm që cënon sovranitetin e Kosovës.

“Reagimi i BE-së kundër miratimit të Statutit të Trepçës nga Kuvendi i Republikës së Kosovës është dëshmi se BE-së i ka humbur rruga në oborr. Deklarata e zëdhënësës së Komisionit Europian, Maja Kocijancic, dhënë mediave serbe, se Trepça duhet të jetë pjesë e Dialogut është qëndrim i papresedan, i papranueshëm dhe, si i tillë cenon sovranitetin e shtetit të Kosovës.

Trepça nuk është çështje e hapur mes Kosovës dhe Serbisë dhe në asnjë moment populli i Kosovës dhe institucionet e saj nuk do të lejojnë krijimin e temave false që kanë qartazi qëllim ndarjen e Kosovës.” – shkruan Haradinaj në faqen e tij në “Facebook”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *