Vendosni fjalën kyçe....

I morën para një gruaje duke e kërcënuar, arrestohen dy shkodranët


Policia e Shkodrës ka arrestuar dy persona, të cilët akuzohen se i kanë marrë disa herë para një gruaje përmes kanosjes dhe kërcënimit.

Identiteti i të arrestuarve nuk bëhet i ditur, por vetëm inicialet e tyre: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, të dy banues në Shkodër. Ende nuk bëhet e ditur për çfarë shume bëhet fjalë, por dyshohet se shkodranët i kanë marrë para denoncueses për një periudhë të gjatë kohore.

Gjatë momentit të arrestimit, dy personave iu është sekuestruar dhe një sasi parash.

“Finalizohet me sukses operacioni policori koduar “Para të paligjshme”, arrestohen dy shtetas, sekuestrohet një shumë parash.

Strukturat e Hetimit të Krimit në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, duke përdorur metodat speciale të hetimit arrestuan shtetasit: E. I., 35 vjeç dhe G. Gj., 37 vjeçe, banues në Shkodër.

Arrestimi në flagrancë i këtyre shtetasve u bë pasi, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, për një periudhë te gjate dyshohet se i kanë marrë me anë të kanosjes dhe kërcënimit një shumë monetare nje shtetaseje.

Në momentin e arrestimit në flagrancë këtyre shtetasve u janë sekuestruar sasi lekësh, të dhëna si pasojë e kërcënimit dhe kanosjes së vazhdueshme.

Në përmbyllje të këtij operacioni policor nga tërësia e veprimeve të kryera, dy shtetasit e arrestuar, dyshohet se kanë konsumuar elementet e veprës penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë e kryer në bashkëpunim”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *