Portugezi Kristiano Ronaldo, ka ftuar te Juventusi kolumbianin e Bajernit të Mynihut, Hames Rodrigez.
Që prej muajit dhjetor, mediat sportive italiane kanë publikuar dëshirën e Ronaldos për të marrë te torinezët ish-shokun e tij të skuadrës te Reali i Madridit.
Sipas “Gazetta dello Sport”, sulmuesi ka telefonuar Rodrigezin për ta bindur që të transferohet te kampionët në fuqi të Italisë.
Ndërkohë spanjollja “Don Balon”, kolumbiani ka shprehur dëshirën që të bashkohet me Ronaldon në merkaton e verës, por gjithçka do vendoset nga negociatat mes palëve.
Një tjetër madrilen që pritet të largohet në verë për t’u bashkuar me Juventusin është mbrojtësi Marcelo.
Që prej largimit të Ronaldos nga “Bernabeu”, ai ka shprehur dëshirën për t’u bashkuar me të dhe sipas mediave spanjoll i ka kërkuar presidentit Perez që ta lërë të lirë në rast se i vjen ndonjë ofertë nga Juventusi dhe sipas të gjitha gjasave sezoni që vjen do e gjejë atë bardhezi.