Vendosni fjalën kyçe....

Jose Mourinho dënohet me 1 vit burg, por ia hedh duke paguar gjobën prej 1.9 milionë eurosh


Trajneri portugez, Jose Mourinho është dënuar sot me një vit burg. Sikurse shkruan “The Guardian”, Mourinho ka rënë dakord të paguajë 2.2 milion euro gjobë në vend të dënimit me burg, pasi pranoi mashtrimin tatimor ndërsa ishte ende menaxheri i Real Madridit.

Ish-menaxheri i Manchester United u paraqit në gjykatën në Madrid këtë të martë, ku firmosi një marrëveshje pas akuzave se ai kishte mashtruar autoritetet spanjolle të taksave me një shumë prej 3.3 milion eurosh duke mos i deklaruar këto të ardhura nga të drejtat e imazhit në 2011 dhe 2012.

Marrëveshja e Mourinhos me autoritetet tatimore, parashikon që ai të paguajë 1.9 milion euro – 60% të shumës për të cilën ka mashtruar – plus një shtesë prej 121.764 eurosh në interes.

Mourinho po paguan gjithashtu një gjobë prej 182,500 eurosh për t’i shpëtuar kohës së burgut.

Kjo nuk është hera e parë që një personazh nga bota e sportit dënohet për evazion fiskal. Edhe Cristiano Ronaldo u dënua pak muaj më parë me 19 milionë euro dhe 23 muaj burg.

Dënimet me më pak se dy vjet për shkelësit e ligjit, zakonisht pezullohen në Spanjë në këmbim të një gjobe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *