Adelina Ismaili mund të heqë dora nga muzika. Këtë lajm të hidhur për fansat, e ka bërë të ditur vetë këngëtarja, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “E Diell”.
Ndërsa Edi Manushi e pyeti lidhur me këngën që i ka dedikuar djalit të saj Uliksit, Ismaili tha: “Kënga për Uliksin është vetëm e imja dhe ka mundësi të jetë e fundit publike, por nuk e di është gjithçka relative”.
Mirëpo moderatorët që ndodheshin në studio dhe moderatorët Fjoralba Ponari dhe Ervin Kurti i kërkuan të mos hiqte dorë nga muzika dhe ta mendonte edhe njëherë.