Komisioni i Edukimit dhe Medias do të zhvillojë nesër në orën 12:00 një dëgjesë me Ministrin e Brendshëm, Sandër Lleshaj.
Ministri pritet të raportojë lidhur me futjen e policisë brenda godinave të fakulteteve si dhe dhunën e denoncuar nga studentët prej forcave të rendit.
Të hënën pritet që para Komisionit të Edukimit dhe Medias të vijë ministrja e Arsimit, Besa Shahini.
Kjo e fundit mori pjesë në dëgjesën para Komisionit të Edukimit edhe javën e shkuar, por u largua nga mbledhja pas pyetjeve të deputetëve të opozitës duke thënë se mund t’ia dërgonin pyetjet me shkrim dhe ajo do u përgjigjej në një periudhë të përshtatshme.
Ndërkohë ditën e sotme Komisioni i Edukimit dhe Medias ka thirrur në dëgjesë përfaqësuesit e Asamblesë së Personelit Akademik, pas kërkesës publike të bërë prej tyre një ditë më parë.
Mbledhja e sotme në komision u shoqërua me debate mes përfaqësuesve të shumicës dhe opozitës.