Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut hap ambasadën në Greqi


Në mbledhjen e sotme Qeveria ka marrë vendimin për hapjen e ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut me seli në Athinë si dhe vendimin për hapjen e konsullatës së përgjithshme në Selanik.

Një ndër vendimet e sotme të Qeverisë ishte edhe heqja e gardhit prej hekuri për rreth godinës së Qeverisë, me qëllim të siç theksohet në njoftim zhbllokimit në tërësi të hapësirës publike përpara qeverisë dhe e njëjta të mund të shfrytëzohet nga qytetarët.

Gjithashtu në këtë mbledhje është vendosur që Qendra e re Klinike Universitare të ndërtohet në komunën e Gjorçe Petrovit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *