Olimpiku i Marsejës arriti të rikthehet te fitorja në kampionat, pas dy humbjeve radhazi, pasi mposhti me rezultatin minimal 1-0 skuadrën e Bordosë.
Në sfidën e vlefshme për javën e 23-të të kampionatit, skuadra e Rudy Garsias iu fal një goli të shënuar nga Kamara në minutën e 42-të të pjesës së parë, për të marrë 3 pikët.
Blerja e janarit për marsejezët, sulmuesi italian Mario Balotelli nuk ishte fare i grumbulluar për këtë sfidë, për zgjedhje taktike të trajnerit Garsia.
Me këtë fitore Marseja u ngjit në vendin e 7 me 34 pikë, duke u rikthyer në garë për një vend në Europa League, pasi për Champions duket ende shumë larg.