Katër fëmijë kanë humbur jetën në Angli, pasi shtëpia e tyre ka marrë flakë. Mediat britanike shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku banesa në Stafford u përfshi nga flakët. Katër fëmijë humbën jetën, ndërsa dy të rritur dhe një tjetër fëmijë i plagosur janë dërguar me urgjencë në spital.
Plagët e tyre besohet se nuk i vënë në rrezik për jetën.
Shërbimet e emergjencës u thirrën në orën 2:40 të mëngjesit. Zjarri besohet të ketë filluar në pjesën e prapme të shtëpisë, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar se nga se është shkaktuar.
Më shumë se 15 zjarrfikës nga Shërbimi Zjarrfikës dhe Ekipi i Shpëtimi i Staffordshire, u përballën me flakët.
“Mendimet tona janë me familjen, të cilët po mbështeten nga oficerët e specializuar në këtë kohë të vështirë”, tha policia.