Zhytësi i lirë, Petr Kapoun, është zhytur nën akullin e liqenit Milada në Çeki.
Ai zhytet për disa dhjetëra metra dhe ktehet prapë ndërkohë që filmohet nga dikush që e ndjek me kamera në dorë.
Milada është në fakt një rezervuar i madh me sipërfaqe 250 hektarë dhe është formuar si rezultat i gërmimeve nga një minierë e vjetër qymyri.
Rezervuari ka një thellësi mesatare prej 15 metrash ndërsa thellësia më e madhe e tij është 22 metra.