Vendosni fjalën kyçe....

OKB: Lufta tregtare Kinë-SHBA mund të kthehet në një luftë të valutave


Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmëroi në një studim se nëse Kina dhe SHBA dështojnë të zgjidhin konfliktet tregtare,  do të ketë humbje në miliarda dollarë,  rritje të proteksionizmit dhe luftë të valutave.

Sipas raportit të Konferencës së Kombeve të Bashkuara mbi Tregtinë dhe Zhvillimin (UNCTAD), pavarësisht rritjeve në eksporte, efektet negative në të gjithë botën ka gjasa të mbizotërojnë. Kina dhe SHBA janë përfshirë në një luftë tregtare që në fillim të 2018-ës.

Në Shtator, SHBA shtoi 10% tarifa në 200 miliardë dollarë mallra kinezë të importit dhe lajmëroi se do t’i rrisë këto tarifa në 25% në Janar. Megjithatë, të dyja palët kanë arritur në një armëpushim deri më datën 1 Mars.

Sipas raportit të Kombeve të Bashkuara, rritja e tarifave mes dy superfuqive do të ketë ndikim të pashmangshëm në ekonominë botërore, përfshirë trazira te lëndët e para, tregjet financiarë dhe valutat.

“Një nga shqetësimet më të mëdha është se tensionet tregtare mund të kthehen në një luftë të valutave,  duke e bërë borxhin e denominuar në dollarë më të shtrenjtë”, thekson raporti.

Lufta e valutave ndodh kur një vend zhvlerëson me qëllim vlerën e valutës së brendshme, për të stimuluar ekonominë.

Sipas raportit, politikat proteksioniste zakonisht godasin ekonomitë e dobëta, ndërkohë që tarifat nga gjigantët tregtare do të kenë efekt domino përtej tregjeve të tyre. Rritja e tarifave ndaj eksporteve kineze, ka gjasa të godasë zinxhirin e vlerave në Azinë Lindore.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *