Vendosni fjalën kyçe....

Po çonin 100 kilogramë drogë në Greqi, kapen 3 shqiptarë me çanta shpine


113 kilogramë kanabis janë kapur në kufirin shqiptaro-grek ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 shqiptarë.

Sasia e drogës u kap në zonën pyjore të Leptokarias në Igumenicë, kurse të ndaluarit janë 3 shqiptarë të moshave 23, 24 dhe 31 vjeç.

Ata janë shoqëruar në polici ku po pyeten për sasinë e drogës që iu gjet me vete.

Grupi prej 5 shqiptarësh e kishte futur kanabisin në pako të cilat i mbanin në çantat e shpinës dhe po e dërgonte drogën në shtetin fqinj, por 2 prej tyre kanë mundur t’i ikin policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *