Australiani Simon Dorante-Day, gjyshja e të cilit ka punuar për familjen mbretërore britanike, pretendon se është djali i princit Charles dhe Camila-s.
52-vjeçari pretendon se ka ardhur në jetë kur trashëgimtari i fronit dhe gruaja e tij tani ishin adoleshentë dhe për këtë arsye Camila e dha për adoptim, shkruan “Mirror”.
Dhe sot Dorante-Day pretendon se edhe princeshë Diana e kishte marrë vesh lajmin para se të vdiste.
Në një intervistë me revistën Australiane New Idea, ai tha: “Ne besojmë se Diana e dinte për ekzistencën time pasi kishte mbledhur provat”.
“Unë mendoj se Diana ishte në një pikë ku ajo po kërkonte përgjigje në lidhje me jetën e saj, se si asaj i ishte bërë padrejtësi dhe donta ta bënte këtë publike.”
Dorante-Day lindi në Gosport, Hampshire, në vitin 1966, kur Charles dhe Camilla ishin adoleshentë dhe u adoptua nga gjyshja e tij Winifred, një punonjëse e Mbretëreshës britanike dhe Princi Filipit.
52-vjeçari pretendon se gjyshja e tij i ka thënë atij shumë herë se ai ishte fëmija i Charles dhe Camila-s.
“Ajo nuk e nënkuptoi, por ma tha troç”, tha ai.
“Dikush ka komentuar mbi strukturën e eshtrave të fytyrës sime, që i kam të njëjta si të Camila-s”, thotë Dorante-Day i cili pretendon se është ngjizur në vitin 1965, kur Charles ishte 17 vjeç dhe Camilla 18 vjeç.
Simon, i cili e quan veten Princi Simon në mediat sociale, ka kërkuar shpesh herë të bëjë analizat e ADN-së, për t’i dhënë fund kërkimit të tij 40-vjeçar. Por familja mbretërore i ka injoruar kërkesat e tij.
https://www.youtube.com/watch?v=4SC0bcpIuo8