Shkon në 13 numri i aplikime për Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion. Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj është prokurori i radhës që ka kandiduar për SPAK.
Hajdarmataj u rikthye vetëm një javë me parë në Prokurorinë e Krimeve të Rënda pasi u transferua nga Arta Marku në prokurorinë e Pogradecit pas refuzimit për të marrë pjesë në shortin e dosjes Shullazi.
Ai fitoi gjyqin në Gjykatën Administrative dhe me pas Këshilli i Lartë i Prokurorisë vendosi ta rikthente ne prokurorinë e krimeve të rënda. Hajdarmataj është dhe nje nga prokurorët e dosjes Tahiri.
Lista e Prokurorëve që kanë aplikuar për SPAK
Besim Hajdarmataj
Behar Dibra
Arben Kraja
Vladimir Mara
Dritan Prençi
Klodian Braho
Besnik Muçi
Anton Martini
Eneid Nakuçi
Edvin Kondili
Anton Martini
Eugen Beci
Dolorez Musabelliu