Vendosni fjalën kyçe....

Prokuroria: Gazetarja Lala nuk është nën hetim


Gazetarja Klodian Lala nuk është nën hetim. Kjo është deklarata më e fundit e përfaqësuesve të Prokurorisë për Krime të Rënda në Tiranë.

“Informojmë opinionin publik se gazetarja Klodiana Lala nuk është person nën hetim në këtë proçedim penal dhe nuk është duke u hetuar nga ky organ proçedues. Hetimet janë duke u kryer në lidhje me veprimet dhe mosveprimet e personave të tjerë funksionarë të organeve të drejtësisë, të cilët kanë hartuar aktet e përgjimeve, kanë administruar këto akte dhe kanë patur akses në to, por dhe kushdo tjetër që në bazë të ligjit është njohur me aktet e sipërcituara dhe ka patur detyrimin ligjorë për ruajtjen e sekretit hetimor si dhe marrjen e masave të nevojshme për ndalimin e publikimit të akteve të proçedimit penal të mësipërm.”, njofton prokuroria.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë ka njoftuar se po kryhen hetime për veprën penale “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”, të parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal, të lidhur me publikimin në mediat elektronike dhe të shkruara të disa akteve proçedurale të proçedimit penal nr.339 viti 2016.

“Hetimet ne lidhje me këtë vepër penale kanë filluar që në muajin nëntor 2018 dhe lidhen me faktin se duke filluar që nga viti 2017 dhe në vazhdim, në kundërshtim  me ligjin janë bërë publike akte sekrete të përgjimeve të këtij procedimi penal.”, deklaron më tej.

Kurse vetë gazetarja Klodiana Lala ka thënë se nuk do e nxirrte burimin e saj lidhur me lajmin e publikuar nga Zëri i Amerikës për zgjedhjet në Durrës edhe pse prokuroria e Durrësit kishte nisur një hetim penal ndaj saj.

“Prokuroria ka nisur një hetim penal por nuk më heton fare kjo gjë. Hyj në atë kategori gazetarësh që kanë luftuar fort për të gjetur një dokument zurtar e jam e qartë në atë që kam shkruar. Prokurioria ka punën e soj, por para se të hetojë gazetarët për burimet, që e them me bindje të plotë nuk i nxjerr asnjëherë do të duhet të hetojnë ato dhjetëra mijëra dosje që flenë në Prokurori. Si mundet një prokuror të më kërkojë mua si gazetar llogari për një burim apo shumë burime që s’kam për t’i treguar asnjëherë.” – deklaroi Lala në emisionin “A Show” në News 24.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *