Vendosni fjalën kyçe....

Putin, Erdogan dhe Rohan bëhen bashkë në “Ditën e të dashuruarve”


Liderët e Rusisë, Turqisë dhe Iranit pritet të takohen më 14 shkurt. Mediat shtetërore ruse dhe ato turke kanë bërë të ditur lajmin, duke raportuar se Vladimir Putin, Recep Tayyip Erdogan dhe Hassan Rouhani, do të diskutojnë për situatën në Siri.

“Më  14 shkurt, ne do të takohemi me z.Putin në Sochi”, Anadoly News Agency citon Erdoganin.

Sipas transmetuesit rus, NTV, tre liderët do të diskutojnë për situatën në të ashtuquajturat zona të de-eskalimit afër rajonit Idlib në Siri, si dhe për tërheqjen e paralajmëruar të trupave amerikane nga shteti i shkatërruar nga lufta, duke synuar të arrijnë në një zgjidhje politike, për t’i dhënë fund luftës civile shtatëvjeçare në Siri.

Moska dhe Teherani mbështesin presidentin sirian, Bashar al-Assad derisa Turqia dhe Shtetet e Bashkuara u qëndrojnë mbrapa grupeve të ndryshme rebele.

Deri më tani kanë dështuar shtatë raunde të negociatave për Sirinë, të cilat kanë rezultuar me vdekjen e më shumë se 400.000 personave, më pas zhvendosjen e miliona të tjerëve, si dhe me shkatërrimin e shumë zonave historike në këtë shtet, shkruan REL.

Forcat amerikane pritet të largohen nga Siria, ndonëse aty kanë punuar ngushtë me kurdët e Njësiteve për Mbrojtjen e Popullit (YPG) organizatë, të cilën Turqia e konsideron të lidhur me grupe terroriste.

Turqia ka kërcënuar të sulmojë aleatët kurdë të Shteteve të Bashkuara kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri. Më 14 janar, Trump kërcënoi të “shkatërronte ekonomikisht Turqinë” nëse Ankaraja sulmon forcat kurde të mbështetura nga SHBA.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *