Ministrja e Infrastrukturës, Balluku, ka deklaruar sot se projekti për zgjerimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja te Pallati me Shigjeta do vijojë.
Në një deklaratë për mediat nga institucioni që drejton, Balluku, theksoi se puna do vijonte normalisht për ndërtimin këtij segmenti jetik për kryeqytetin.
Ajo tha se qeveria nuk do lërë asnjë familje në rrugë, edhe ata që nuk kanë një dokument pronësie ndërsa për ata që kanë një të tillë vijon procesi i shpronësimit sipas ligjeve në fuqi.
“Informoj se në lotin e dytë dhe të tretë vijon puna normalisht sipas pocedurave të kryera. Procesi i shpronësimit për familjet që plotësojnë dokumentacionin po vijon normalisht. Familje mes katër rrugëve, edhe kur nuk e kanë një titull pronësie nuk do lëmë.
Kam vendosur thirrjen e një tryeze me bashkinë dhe me specialistë për të diskutuar për lotin e tretë dhe për përmirësimin e mundshëm të projektit. Çdo garë që zhvillohet nga ARRSH-ja të bëhet live para kamerave dhe syve të publikut.” – tha Balluku.
Banoret e Unazes se Re, ne diten e 16 te protestave ku kane bllokuar rrugen dhe prishur rrethimin e kantierit te kompanise Salillari. Prej disa ditesh banoret e prekur nga zgjerimi i rruges te Unazes se Re po protestojne duke kerkuar demshperblim te plote nga qeveria per shembjen e shtepive./r/n/r/n”Unaza e Re” residents, during the 16th day of their protest where they blocked the road and destroy the fence of Salillari company. For several days, residents affected by extension of “Unaza e Re” road are protesting to seek full compensation from the government for house demolition.