Vendosni fjalën kyçe....

Shkatërrohet orteku i fundit në Brezovicë


Shkatërrohet orteku i fundit në qendrën e skijimit në Brezovicë. Edhe pse orteku ishte paralajmëruar të largohej të djelën, mediat në Kosovë bëjnë me dije se

për shkak të kushteve jo të mira atmosferike ishte shtyrë për të hënën. Pjesëtarët e FSK-së kanë arritur ta largojnë ortekun i cili ishte në afërsi të rrugës që të çon në Brezovicë vetëm dje për shkak të mjegullës.

Kujtojmë që një javë më parë, si pasojë e një orteku humbi jetën zv.ministri Arian Daci, ngjarje pas të cilës u mbyll dhe qendra turistike në Brezovicë.

Pas shpërbërjes së ortekut të fundit, qendra e skijimit do të qëndrojë ende e mbyllur deri në një vendim tjetër nga institucionet përgjegjëse.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *