Vendosni fjalën kyçe....

Tundën fëmijën në ajër, arrestohet çifti rus pas VIDEO-s virale


Dy rusë janë arrestuar në Malajzi pas një akti në rrugë, ku lëkundën fëmijën e tyre në ajër, duke e mbajtur atë nga këmbët.

Sikurse shkruan “BBC”, çifti po merret në pyetje lidhur me dyshimet për dhuniumin e vajzës katër muajshe.

Një video e aktit të dy rusëve është bërë virale në rrjet.

Çifti që po udhëtonte në Azinë Juglindore, po festonte sëbashku me një grup tjetër turistësh dhe gjatë kërcimit babai tund vajzën në ajër. Pranë tij janë një grup evropianësh të tjerë që luajnë instrumente dhe këndojnë.

Videoja prej 90 sekondash u ngarkua në “Facebook” nga një person i cili e përshkroi atë si një “veprim të papërgjegjshëm që mund të shkaktojë lëndimin e fëmijës”. Postimi në Facebook është parë më shumë se 28.000 herë.

Pas kësaj, policia ka vepruar duke arrestuar dy turistët rusë.

Pavarësisht se dy prindërit e saj akuzohen se e kanë dhunuar, shefi i policisë Mazllan Lazim tha për gazetarët vendas se foshnja ishte e padëmtuar dhe pa shenja të lëndimeve.

Një prej komentuesve, shprehet se një veprim i tillë është është e ligjshme në Rusi dhe jo e pazakontë. Disa mendojnë se stërvitja ndihmon foshnjën të zhvillohet më shpejt.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *