Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama gënjeu për ABI Bank


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili në një deklaratë për mediat akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama, se ka mashtruar në Kuvend për ‘Abi Bank’.

Vasili deklaroi se banka private në Shqipëri nuk është nën kontroll nga autoritetet e SHBA, siç deklaroi kreu i qeverisë.

Kryeministri në Parlament deklaroi që kjo bankë është një bankë që kontrollohet nga Enti Rregullator për bankat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pyetja është shumë e thjeshtë. Çfarë lidhje ka që institucionet amerikane të kontrollojnë një bankë shqiptare? Pse jemi të bindur që kjo është një bankë shqiptare? Përgjigjen për këtë na e jep vetë drejtori i Abi Bank-ut, z. Andi Ballta, i cili thotë: ‘Për të shmangur çdo keqinterpretim ne nuk jemi bankë në Amerikë, por bankë e investitorëve amerikanë në Shqipëri.’

Pra është shumë e qartë dhe e kthjellët. Institucioni i vetëm që kontrollon ABI Bank-un është Banka e Shqipërisë, sepse është institucioni i cili licencon bankat në territorin e Shqipërisë dhe për këtë arsye ka detyrën ti monitorojë dhe ti kontrollojë. Pra Kryeministri gënjeu haptas dhe qartë publikisht, duke shpërdoruar në mënyrë të turpshme Shtetet e Bashkuara të Amerikës, emrin e SHBA-ve dhe autoritetin e tyre.”- deklaroi Vasili.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *