Vendosni fjalën kyçe....

Vërejtjet e ONM-së nuk merren parasysh, Donika Prela konfirmohet në detyrë


Konfirmohet në detyrë Prokurorja e Krimeve të Rënda, Donika Prela. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Roland Ilia (kryesues), Olsi Komici dhe Valbona Sanxhaktari (relatorë), vendosi që shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, të vazhdonte në detyrë duke neglizhuar problemet e komentuara në media në lidhje  deklaratën e saj për pasurisë.

Drejtuesi i seancës Roland Ilia, tha: “Pas një denoncimi publik të përcjellë përmes mediave për këtë subjekt rivlerësimi trupi gjykues ka njoftuar me datën 28.01.2019 shtyrjen e seancës për zonjën Prela për në datën 05.02.2019 duke konsideruar të nevojshëm verifikimin e këtij denoncimi nëse kishte elementë apo indiciet e duhura për rihapjen e hetimit.

Verifikimet u kryen javën që shkoi nga trupa gjykuese dhe vëzhguesit ndërkombëtarë dhe verifikimet çuan në përfundimin se deri tani nuk ekziston asnjë indicie serioze që mund të çonte në hapje të hetimit.

Trupi gjykues pasi shqyrtoi të gjithë dokumentacionin e dërguar nga institucionet e vlerësimit, zhvilloi një procedurë të thellë hetimi administrativ për tre kriteret e vlerësimit, dëgjoi subjektin e rivlerësimit në seancën  22 janarit 2019, vlerësoi të gjithë dokumentacionin shpjegues dhe provat e paraqitura nga subjekti i rivlerësimit gjatë përgjigjeve me rezultatet e hetimit si dhe atë të bërë prezent në seancën dëgjimore vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Donika Prela”

Për Prelën ka patur vërejtje edhe nga përfaqësuesi i ONM-së Jacobs, i cili në seancën dëgjimore deklaroi se pasuria e Prelës i kishte lënë një shije të hidhur.

E pyetur nga vëzhguesi i ONM-së, Jacobs, pse i shoqi nuk kishte paguar taksa, Prela u përgjigj duke thënë se në Shqipëri, gjërat nuk funksionojnë si në vendet e BE-së.

 “Jam i sigurt që ju keni provuar që të pini ilaçe në mëngjes dhe ato ilcace të lënë një shije të keqe dhe s’mund ta pish mirë kafen. Dhe pas drekës shija përmirësohet. Kam lexuar dosjen tuaj dhe akoma nuk kemi arritur në kohën e drekës për të shmangur dyshimet për të larguar shijen e keqe në gojën time. Pse bashkëshorti juaj e ka marrë rrogën në të holla edhe pse ai ka pasur llogari bankare? Kjo mund të duket pyetje pa vend, por ju e dini në diskutimet tona dhe se nuk janë paguar taksat me koincidence ose jo?

Më ndihmo të kuptoj se kjo nuk është rastësi pse bashkëshorti juaj është gënjyer nga kompania e ndërtimit. Ato e kanë ndërtuar në këtë mënyrë për të shmangur pagesën e taksave. Pyetja është bashkëshorti juaj është viktimë apo bashkëpunëtor në këtë skemë?

Ti duhet të shpërlash shijen e keqe që ka ngelur në gojë, çfarë e mbështet këtë shije të keqe është fakti se pavarësisht se bashkëshorti juaj është gënjyer, është i dyshimtë fakti që ju keni akoma kontakt me ish-punëdhënësin.

Bashkëshorti juaj është në gjykatë me kompaninë por mesa di unë ai ka kërkuar edhe ndërmjetësim.

Çështja e dytë është mundësia financiare e kushëririt të bashkëshortit tuaj. Kur lexova përgjigjen  tuaj dje në mbrëmje në një moment të caktuar ju thoni që nga viti 1996 ka fituar 10 milionë lekë. Ju lutem më ndihmoni të justifikoj shumën 10 milion lekë për 10 vite.”, janë fjalët e Jacobs.

Kurse Prela është përgjigjur duke thënë: “Unë e bashkëshorti im kemi jetuar në Shqipëri, jo në vendet e BE-së. Firma e ndërtimit s’ka respektuar detyrimet kontraktore. Tatimet e bashkëshortit duhet t’i paguante punëdhënsi. Në këtë rast të dëmtuarit jemi unë e bashkëshorti im. Jemi në gjyq më kompaninë për mospagim sigurimesh.”

Në seancën dëgjimore, KPK vlerësoi se Prela ka mosdeklarim të huamarrjes me 1 milion lekë në tetor të 2010-ës. Ndërkohë ka dyshime për huamarrje 25 mijë euro në vitin 2010, të cilën e ka kthyer në 2014.

Po ashtu kishte dyshime për çmimin e blerjes së një toke nga Donika Prela, të ardhurat e së cilës i ka paguar nga paga si prokurore./Hashtag.al

Donika Prela

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *