Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi e ka quajtur show të ministres Ogerta Manasterliu e cila ka dale edhe blof për mungesën e analizave biokimike në QSUT.
Sipas Vokshit, ministrja e shëndetësisë doli blof pasi ndryshe nga sa ajo foli për arritjet në shëndetësi, denoncimet tregojnë të kundërtën pasi në QSUT mungojnë elementarët bazë për kryerjen e analizave biokimike.
Postimi i plotë:
SHOW i Ministres Manastirlliu dhe BLLOFI me mungesën e #analizavebiokimike sot në QSUT!
Dje në Komision dhe sot në ERTV Ministrja Manastirlliu foli shumë gjatë dhe kompetente për “arritjet” në Shëndetësi dhe për miliona euro medikamente…por sot kanë mbërritur disa denoncime për mungesën e bërjes se disa analizave biokimike më të domosdoshme më elementaret në QSUT:azotemi, kreatinemi, prova hepari, glicemi etj.
Si mund të hiqen mjekët nga puna, vetëm për fasadë për t’u mbushur mendjen shqiptarëve që shëndetësia qenka më mirë.