Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në pallatin 8-katësh në Paris, shtatë të vdekur dhe dhjetëra të plagosur (FOTO/VIDEO)


Të paktën 7 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në PAris, pasi një pallat 8-katësh u përfshi nga flakët.

“RT” shkruan se zjarrfikësit u thirrën në orët e para të mëngjesit të sotëm, pasi shumë kate të një ndërtese tetë-katëshe ishin në zjarr.

Banorët e lagjes luksoze në Paris, nxituan të arrinin çatinë e pallatit për t’i shpëtuar flakëve dhe tymit, ndërsa ekipet e shpëtimit luftuan kundër zjarrit.

Autoritetet franceze njoftuan se deri më tani kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa të paktën 27 të tjerë mbetën të plagosur, mes tyre tre zjarrfikës.

 “Numri i viktimave mund të rritet ende, sepse zjarri është ende në zhvillim në katet e 7 dhe 8”, tha një zëdhënës i shërbimit të zjarrfikëses për AFP-në.

Rreth 200 zjarrfikës ndodhen në zonë. Banorët e të ndërtesës dhe ata në ndërtesat pranë janë evakuuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *