“Edi Rama nuk e ka biznesin në tepsi, në tepsi ka 2 miliard euro të vjedhura”, kjo ka qenë një nga deklaratat e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë takimit me qytetarët e Vorës.
Basha takoi tregëtarë e të rinj, të cilëve u komunikoi zgjidhjet që ofron Partia Demokratike dhe i ftoi t’i bashkohen protestës së 16 shkurtit.
Takimi me biznesin, çfarë u tha tregëtarëve Basha
“Sot isha me miq të huaj dhe po shihnim statistikat e FAO, Organizatës Botërore të Ushqimit., 1/10 familje ha një herë në ditë.
Duhet të ndalen politikat që e kanë shkaktuar gjendjen e mjerë të shqipatarëve.
- Çmimi i energjisë më i larti në rajon
- Çmimi i naftës më i larti në rajon
- Taksat më të larta në rajon.
Ku shkon me këtë? TVSH 9% në Maqedoni, 9% në Malin e Zi, ti me 15%.
Kjo po vdes investimin vendas dhe stopon investimet e huaja.
Dy investimet që kanë ardhur nga jashtë ishin kontraktimet kur kishim taksën e shehstë 10%, TAP dhe Devolli. 15 mijë të punësuar do të humbin vendin e punës.
Ne kemi planin për biznesin. Do ju mbështesim si sipërmarrës dhe punëdhënës.
Biznesi i madh nuk është futur në tepsi. 2 miliard euro që i ka në tepsi nuk i kthen në investim
Ne si opozitë ju ofrojmë alternativën, nuk kemi asnjë mjet tjetër për ta zgjidhur. Ju ftoj me 16 ta zgjidhni si popull, me rezistencë popullore. Gjithçka mund të rikthehet në rrugën e mbarë nëse populli bashkohet dhe vjen më 16 shkurt në shesh. Në këtë vend ka shpresë. Na duhet të këpusim lidhjet e politikës me krimin dhe këtë mund ta bëjë vetëm populli.”
Takimi me të rinjtë, çfarë u tha Basha
“Përsa i përket taksave të universitetit, kjo nuk do të vazhdojë. Ndaj janë ngritur studentët për këtë qëndrojmë edhe ne si opozitë.
Plani ynë është që tarifat universitare për të gjitha familjet që kanë 640 mijë lek të vjetra për të shpenzuar në muaj, t’i zerojmë.
T’i përgjysmojmë për ata që kanë të ardhura mbi 640 mijë lek në muaj të ardhura. Të investojmë që të shkoni në universitet me cilësi. Me laboratorë e mësues të ditur. Do t’ju financojë qeveria deri në 300 mijë lek të vjetra në muaj që të filloni të merrni profesionin.
Të shkoni në një kompani që në vitin e dytë ose të tretë të studimeve. Ky është model gjerman dhe jo model që e kemi shpikur ne.
Që paratë të mos shkojnë për PPP e hajdutllëqe por për ju, rininë.”