Vendosni fjalën kyçe....

Basha në mbështetje të banorëve të Unazës: Në 15 shkurt Rama do largohet nga karrigia


Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka qenë sërish sot në mbështetje të banorëve të Unazës së Re, ku i ka kërkuar Edi Ramës largimi nga karrigia e Kryeministrit.

Gjatë fjalës së tij Basha u shpreh se në 16 shkurt Edi Rama duhet të largohet, por shtoi se kjo gjë i takon popullit.

“Edi Rama deri në 15 shkurt ka kohë që ti jap fund krizës politike dhe të të largohet vetë. Deri në 15 shkurt  të largohet nga karrigia  që  i kanë falur kriminelët dhe të jap zgjidhje politike të largohet. Në 16 shkurt ka  një vetëm një forcë që vendos  dhe ajo forcë jeni ju, jeni ju ata që  do vendosni se çfarë do të bëhet”, u shpreh Basha.

Kujtojmë që  banorët e Unazës së Re kanë më shumë se  dy muaj që po protestojnë kundër projekti dhe kundër  prishjes së shtëpive të tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *