Gjatë takimeve me qytetarët kreu i opozitës Lulzim Basha është ndalur në një subjekt tregtar për një bisedë lidhur me gjendjen e biznesit të vogël dhe situatës ekonomike.
Por ajo që bën përshtypje gjatë bisedës është lista me borxhe që blerësit kanë te tregtari me pakicë.
Fletorja e treguar nga tregtari tregon fare qartë situatën ekonomike të qytetarëve, duke i detyruar ata që të shënojnë emrin për të siguruar blerjen e ushqimeve.
Tregtari tregon se lista është prej 7 viteve dhe vazhdon të rëndohet.