Vendosni fjalën kyçe....

Deputeti e nxjerr blof me ligjin, Lleshaj: Sot s’kam ardhur i përgatitur për pyetje konkrete


Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiani Boçi, ka nxjerrë blof ministrin e Brendshëm Lleshaj teksa ky i fundit deklaroi se policia e shtetit i ishte përgjigjur një kërkese nga ana e administratorit të Universitetit të Tiranës dhe një kërkese nga policia private për të ndërhyrë.

Boçi tha se ligji e ndalonte që policia të ndërhynte brenda mjediseve të universitetit vetëm në rast se aty ka një vepër penale ose kur e kërkon titullari, që në këtë rast është rektori  i universitetit.

Ndërsa më tej Boçi tha se policia private nuk ka hapësirë ligjore për të kërkuar ndërhyrjen e policisë së shtetit, pasi paguhet për të siguruar fizikisht institucionet ku është kontraktuar.

Debati

Lleshaj: Policia e Shtetit është e detyruar me ligj të asistojë policinë private. Tagri i policisë private është i limituar. Dhe në këtë rast është policia e shtetit që i asiston në kryerjen e detyrës së tyre.

Noka: A quhet administratori titullar dhe a lejohet që ai t’i drejtohet policisë. A është vepër penal fakti që policia shkon dhe dhunon studentët me kërkesën e një personi që nuk është titullar i institucionit.

Lleshaj: Nuk e pranoj që është ushtruar dhunë. Kemi dy palë që janë përplaasur me njëra-tjetrën.

Vokshi: A e kanë shkelur ligjin policët që janë futur në universitet.

Lleshaj: Policia ka shkuar atje referuar një kërkese ligjore. Policia nuk ka bërë asnjë shkelje ligjore.

Vokshi: Ju e thoni këtë me përgjegjësi.

Lleshaj: Po e them me përgjegjësi, nuk jam i papërgjegjshëm.

Boçi: Sipas kujt neni, policia private thërret policinë e shtetit të ndërhyjë në mjediset e institucionit që ruan. Sepse urdhri për ndërhyrje të policisë në universitet bëhet në dy raste: Kur ka vepër penale dhe kur e kërkpon titullari që është rektori, kurse administratori merret vetëm me administrimin financiar. Do lironit ambjentet universitare. Nga kush? Kishte diversantë. Kishte policë civilë. Policia private nuk e thërret dot policinë e shtetit, ia ndalon ligji.

Lleshaj: Sot s’kam ardhur i përgatitur për pyetje konkrete. Duhet të më jepni kohë të përgatitem. Sot jam thirrur për të marrë pjesë në këtë seancë dëgjimore. Më edukon nëse ma thoni. Policia ka marrë një kërkesë nga administratori i universitetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *