Vendosni fjalën kyçe....

E drejta themelore që do të ndryshonte gjendjen në universitete


 

Nga Artan Fuga

 

E drejta për revokim mandati – Një e drejtë themelore që do të ndryshonte tërësisht gjendjen në universitetet publike dhe private.

Duhet kërkuar e drejta për asambletë e pedagogëve në njësitë kryesore të universiteteve publike dhe private që formulohet si më poshtë:

“Asambletë dhe trupat pedagogjike në nivel njësish bazë kanë të drejtë që nëse e shohin të arsyeshme, mbi bazën e një argumentimi të besueshëm dhe të qëndrueshëm, mjaftueshmërisht të legjitimuar, të kërkojnë ndërprerjen e mandatit, pra revokimin, e cilitdo të zgjedhuri të tyre në detyra, poste dhe funksione drejtuese universitare.”

Kjo e drejtë mund të vendosi para revokimit të gjitha trupat drejtuese, autoritete dhe instanca universitare: përgjegjësit e departamenteve, dekanët, senatorët, anëtarët e bordeve, rektorët.

Revokimi mund të nisë si procedurë në çdo çast, mjafton që të kërkohet nga 50 përqind plus 1 e trupës që e ka zgjedhur atë autoritet, për të cilin kërkohet votëbesimi.

Pranimi ose refuzimi i vlefshmërisë së argumentave të kërkesës për revokim të një drejtuesi universitar të çdo niveli realizohet me votim të fshehtë nga senati i IAL.

Revokimi quhet i kryer nëse për të në votim të fshehtë voton 50 përqind plus 1 e zgjedhësve dhe kandidatura alternative merr njëkohësisht më shumë se 50 përqind të këtyre votave.

Për të realizuar procesin e votimit vepron një komision i përhershëm votimi në nivel IAL që ka mandat në kohë të vlefshëm si ai i të gjitha instancave drejtuese të IAL.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *