Barcelona dhe Reali i Madridit, e mbyllën në një barazim 1-1 mes spektaklit, ndeshjen e parë mes tyre, në gjysmënfinalet e Kupës së Mbretit.
Gjithçka u zhbllokua që në minutën e 6-të, nga një gol i Lukas Vaskez, i cili shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes katalanase, dhe shënoi për ekipin e Solarit.
Më pas, Barcelona reagoi, me Suarez apo Malkom, por njëherë traversa, e njëherë portieri Keilor Navas, mbajtën në avantazh “galaktikët”.
Me fillimin e të dytës, Barcelona e rriti ritmin, dhe Malkom, shënoi pas një aksioni të gjatë të Barcelonës. Më pas, në fushë erdhi Mesi, dhe akoma më shumë u shtuan sulmet drejt portës së Navasit, por deri në fund pa shënuar.
Kështu, pas këtij barazimi, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit në “Santiago Bernabeu”.