Templates by BIGtheme NET

Është zyrtare, përfundimisht “Oscars” këtë vit do mbahet pa prezantues

Jimmy Kimmel prezantoi “Oscars” në 2018-ën

Eventi i ndarjes së çmimeve “Oscar” këtë vit do të mbahet pa një prezantues zyrtar – për herë të parë pas 30 vjetësh.

Kreu i “ABC Entertainment”, që transmeton ceremoninë e ndarjes së çmimeve, tha se këtë vit do të nxjerrë në pah të famshmit që ndajnë trofetë.

Në fakt që pas tërheqjes së komedianit Kevin Hart, nga ky rol, në mediat amerikane është raportuar se transmetuesi po përpiqej të gjente dikë ta luante këtë rol, ndër më të vështirët në këtë fushë në  SHBA, shkruan “BBC”.

Në dhjetor të 2018-ës, komediani Kevin Hart u largua nga roli i prezantuesit, pas polemikave mbi një postim të vjetër homofobik në rrjetet sociale.

Hart tha se nuk donte të tërhiqte vëmendjen nga organizimi dhe se ” i vinte shumë keq që kishte lënduar njerëzit”.

Ceremonia e çmimeve “Oscar”, zakonisht hapet me një monolog, ku prezantuesi është përgjegjës për shumë nga momentet komike të eventit.

Përpos prezantuesit kryesor, çmimet ndahen nga yje të filmit, të cilët këtë vit duket se do të kenë vëmendjen kryesore.

Presidentja e “ABC Entertainment”, Karey Burke, tha se ceremonia e këtij viti që mbahet në 24 shkurt në Los Anxhelos do të “ketë vetëm prezantuesit që ndajnë Oscar-ët. Vendimi u mor pas tërheqjes së Hart “.

Billy Crystal prezantoi “Academy Awards” në 2012-ën

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto