Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet në Turqi Bibla 1200 vjeçare


Një kopje e lashtë e Biblës, që besohet të jetë rreth 1,200 vjeçare, është konfiskuar gjatë një bastisjeje anti-kontrabandë në Turqi.

Policia lokale në Kayapinar, në Turqinë jugore mori një informacion se kontrabandistët po kërkonin për të shitur në zonë artifaktin e mbështjellë me lëkurë.

Tre të dyshuar u kapën në bastisje dhe tre të tjerë u arrestuan si pjesë e një hetimi të gjerë të policisë.

Megjithëse mbetet e paqartë nëse dorëshkrimi prej 34 faqesh është kontrabanduar nga Siria, Turqia është bërë një pikë e nxehtë për kontrabandën e materialeve të ndryshme antike.

Turqia ka publikuar një listë të objekteve të dyshuara se janë vjedhur nga Siria, ndërsa agjentët e doganave, muzetë dhe koleksionistët privatë janë paralajmëruar për të shmangur tregtinë e antikiteteve të vjedhura.

Libri i lashtë është gjetur i dëmtuar dhe kjo është e vetëkuptueshme edhe pse disa nga ilustrimet dhe zbukurimet e fletës së artë, disa shkrime janë ende të dukshme.

Bibla thuhet se është dërguar në një universitet lokal për ekzaminime të kujdesshme arkeologjike që duhet të kryhen për të përcaktuar si origjinalitetin ashtu edhe origjinën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *