Vendosni fjalën kyçe....

Hazard nuk rinovon me Çelsin, “bën gati valixhet”


Mesfushori i Çelsit, Eden Hazard, nuk ka rinovuar kontratën me ekipin anglez dhe sipas të gjitha gjasave po bëhet gati për t’u transferuar në Spanjë te Reali i Madridit.

Media britanike raportojnë se të gjitha rrugët e çojnë Hazardin në Spanjë duke nisur nga sezoni që vjen. Belgu ka një kontratë me Çelsin deri në vitin 2020 por sipas të gjitha gjasave nuk do e mbyllë atë në Londër.

Ndërkohë një tjetër lëvizje e mundshme mund të jetë transferimi i kolumbianit Rodriguez te Juventusi ku do bashkohej me ish-shokun e tij kur luanin te Reali i Madridit, Ronaldo.

Ka qenë ky i fundit që e ka ftuar atë në Torino dhe sipas babait të kolumbianit transferimi mund të ndodhë që verën e ardhshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *