Vendosni fjalën kyçe....

I morën lekët me dhunë qytetarët, arrestohen 3 persona në Durrës


Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se kanë kanosur dhe i kanë marrë paratë me dhunë një qytetar me inicialet E.K. Ngjarja ka ndodhur në datën 5 shkurt, ndërsa në pranga kanë përfunduar A.U., A.P. dhe A.G.

Këta shtetas  dyshohet se rreth orës 17.00 të datës 05.02.2019,  në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë shtrënguar dhe kanosur me dhunë shtetasin E.K., dhe më pas i  kanë marrë një shumë parash dhe një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë  së Gjykatës  së Shkallës Parë Durrës, në ngarkim të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”  dhe “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *