Vendosni fjalën kyçe....

Komentet raciste për njeriun që i përdhunoi miken, anulohet premiera e filmit të ri të Liam Neeson


Premiera e filmit të fundit të Liam Neeson është anuluar pas komenteve të tij se ai dikur donte të vriste një njeri me ngjyrë, pasi i kishte përdhunuar një mike. “BBC” shkruan se eventi i anulua, vetëm dy orë para orarit kur ishte planifikuar të ndodhte. Neeson ka mohuar se është racist, por vërejtjet e botuara nga “The Independent” të hënën, nxitën një protestë.

Çfarë ka ndodhur?

Neeson po fliste para reporterëve për Cold Pursuit, një thriller hakmarrës, kur foli edhe për një ngjarje që i kishte ndodhur. Ai kishte zbuluar se një mike e tij ishte përdhunuar.

Neeson tha se përdhunimi kishte ndodhur shumë kohë më parë dhe ai e mësoi për këtë kur u kthye nga një udhëtim jashtë vendit.

“Ajo e trajtoi situatën e përdhunimit në mënyrën më të jashtëzakonshme. Por reagimi im i menjëhershëm ishte ky: E pyeta, a e dinte kush ishte? Jo. Çfarë ngjyre kishte? Ajo tha se ishte një person i zi.”, janë fjalët e aktorit.

Më pas Neeson tregon se për një javë rresht kishte qarkulluar me armë në qytet me shpresën se përdhunuesi do t’i dilte para dhe ai do ta vriste.

Por në një intervistë për “Good Morning America” të ABC, Neeson tha: “Unë nuk jam racist.” Liam Neeson sqaroi se deklarata e parë lidhej me inatin që kishte ndaj një personi që i kishtë përdhunuar miken e tij.

Por mesa duket ai nuk ka mundur dot t’u shpëtojë kritikave për fjalorin e përdorur  si “bastard i zi”, për njeriun me ngjyrë që i kishte përdhunuar të afërmen vite më parë.

 

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *