Vendosni fjalën kyçe....

Kreu i Dhomës Amerikane: Sulmi ndaj ABI-Bank ngjan si përpjekje anti-amerikane


 

Pas disa muajsh intensivë ku ABI-Bank ka qenë në epiqendër të reagimeve politike ose shkrimeve në portale, vjen nje sinjal që bën të ditur “vijën e kuqe”.

Mark Crawford, kryetar i Dhomës Amerikanë të Tregtisë në Tiranë (më heret dhe anëtar bordi i ABI-Bank, në një intervistë për “Albania Daily News” ka dhënë një mesazh të qartë duke i quajtur sulmet ndaj ABI-Bank si një ortek që po merr format anti-amerikan.

Shprehet Crawford:

Kur figurat e ndryshme politike përpiqen të fyejnë investitorin më të madh amerikan në Shqipëri, domethënë fondin amerikan NCH nga Nju Jork, apo projektet e tyre si Banka Amerikane e Investimeve, atëherë perceptohet si sjellje e çuditshme dhe antiamerikane.”

Më tej Crawford thekson dhe faktin se regjistrimi i një prej investitorëve të ABI-Bank në zonë offshorë, nuk ka fshehur aspak identitetin e pronarit, por zona offshore është përdorur për të përfituar nga taksat ndërsa investitori është qartësisht amerikan dhe i deklaruar në organet financiare shqiptare.

Prej disa muajsh ABI-Bank ka qenë në fokus të disa dhjetëra shkrimeve apo deklaratave politike për dy arsye:

Së pari, sepse në bordin e kësaj banke u emërua bashkëshortja e kryeministrit Linda Rama.

Së dyti, sepse investitori amerikan operon nga një zonë offshore dhe më herët ka bërë biznes në Rusi duke krijuar atje entitete biznesi por me kapital tërësisht amerikan.

Hashtag.al në ditët në vijim do të publikojë një hulumtim që e vendos këtë fushatë sulmesh ndaj ABI-Bank në një tjetër perspektivë, pasi kjo fushatë ndaj kësaj banke mund të jetë duke mbuluar një operacion tepër delikat bankar për të cilin nuk raporton asnjë media. / Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *