“Një minoren, i takon të ketë 4 m2 banim dhe 9 m2 ajër. Ne jemi kujdesur që jo vetëm këto parametra të jenë të zbatueshme por dhe kushtet e jetesës brenda jemi kujdesur që të jenë të një niveli të lartë”, tha Njazi Deliu, Drejtor Burgu i të Miturve .
Minorenët janë të dënuar kryesisht për vepra penale të lehta. Trajtimi i tyre kërkon një vëmendje të veçantë, pasi ata duhet të riintegrohen sërish kur të lënë qelinë.
Fatkeqësisht, këtu kemi mungesë të punonjësve sociale apo të një psikologu, për të trajtuar gjendjen e tyre emocionale dhe të rënduar nga pesha e krimit të kryer.
“Në organikë, është parashikuar një psikolog, që për momentin mungon, është i domosdoshëm por së shpejti do jetë i pranishëm”, tha Njazi Deliu, Drejtor Burgu i të Miturve për emisionin Top Story në Top Channel.