Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Shijak. Mësohet se një burrë i moshës 67-vjeçare është lyer me benzinë dhe i ka vënë flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:00 në lagjen “Kodër” të Shijakut, ku 67-vjeçari identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, i ka vënë flakën vetes në rrethana të rënduara psikologjike.
Sipas familjarëve 67-vjeçari vuante nga depresioni prej disa kohësh. Familjarët nuk mundën ta ndalonin atë t’i vinte flakën vetes dhe e kanë transportuar në spital në gjendje të rëndë.
Sakaq policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.