Shkarkohet nga detyra Stefan Çipa, drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve. Çipa kishte vetëm 5 muaj në këtë detyrë, që pas shkarkimit të Arben Çukos, i cili u arrestua më pas në kuadër të operacionit “Vol-vo4”.
Ende nuk dihet se cili do të jetë Drejtori i Ri i Përgjithshëm i Burgjeve. Pas largimit nga ky post, mësohet se Çipa është emëruar në krye të Entit të Banesave.
Ish-kryebashkiaku i Sarandës është një nga personat e besuar të Edi Ramës, i cili më herët ka mbajtur postin e sekretarit për emigracionin në Partinë Socialiste.
Që prej vitit 2013 tek Burgjet janë ndërruar disa drejtorë, duke nisur me Artur Zoton, Arjan Hoxhën, Arben Çukon deri sot me Stefan Çipën.
Çipa ka mbajtur disa detyra të rëndësishme, që nga deputet kur u zgjodh për herë të parë në 1997-ën, zv/kryetar i Komisionit parlamentar të Sigurisë Kombëtare (1997–2002), Ministër i Rendit Publik (2002) Kryetar i Bashkisë së Sarandës (2011-2014) dhe zëvendësministër i Punëve të Brendshme (2016)./Hashtag.al