Pas largimit si drejtor i Korporatës Elektroenergjitike Shqiptare, Agron Hetoja është emëruar në krye të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit.
Ai ka zëvendësuar në këtë post Agim Ismailin, i cili u emërua sot si drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve në vend të Stefan Çipës.
Hetoja ka qëndruar në krye të KESH-it që prej shtatorit të vitit 2013, duke u emëruar në këtë post prej ish-ministrit të Energjitikës, Damian Gjiknuri.
Me zëvendësimin e këtij të fundit nga Belinda Balluku, Hetoja u largua nga KESH-i duke i zëvendësuar aty prej Benet Becit.