Një rrëshkitje masive dheu ka ndodhur në Bolivi, si pasojë e të cilës kanë humbur jetën rreth 15 persona.
Ngjarja ka ndodhur të shtunën që kaloi, pranë vendit të quajtur El Choro.
Shirat e dendur shkaktuan që toka dhe balta të kolapsonin në autostradën malore, duke varrosur disa makina pranë një vendi të njohur si El Choro.
E gjithë skena u filmua në kamera, nga njerëzit e pranishëm të cilët po mundoheshin të kalonin më këmbë zonën malore.
“Daily Mail” shkruan se ekipet boliviane të shpëtimit kanë rifilluar kërkimin për njerëzit e humbur gjatë rrëshqitjes masive të tokës që sipas kësaj medieje vrau të paktën 15 njerëz.
Kërkimi u pezullua të hënën nga frika se rrëshqitjet të tjera mund të godisnin autostradën verilindore të kryeqytetit.