Zbardhet vendimi i plotë i gjykatës për Edmond Kollarin, shoferin e ekskavatorit që punonte në landfillin ku gjeti vdekjen Ardit Gjoklaj.
Kollari është dënuar vetëm për mungesën e lejës së drejtimit, ndërkohë që u shpall i pafajshëm për vrasjen e Gjoklajt, edhe pse prokuroria kërkoi dënimin e tij.
Nga detajet e vendimit 27 faqësh, të prillit të vitit të kaluar shihet se Kollari nuk kishte kontratë pune me kompaninë dhe ajo që bie në sy është edhe se ka dhënë dëshmi të ndryshme. “Hashtag.al ka censuruar në vendim detajet e rënda të goditjeve që kishte pësuar i ndjeri Gjoklaj. (Lexo VendimiArditGjoklajCensuruar).
Ditën e djeshme Kollari u gjend në një breshëri plumbash, duke sinjalizuar orët e para të mëngjesit policinë shqiptare./Hashtag.al