Vendosni fjalën kyçe....

Abuzimet me tenderat, tre ish-ministrat e drejtësisë do merren në pyetje


Tre ish-ministra Drejtësie do të merren në pyetje në lidhje me abuzimet në 5 tendera zhvilluar nga kjo Ministri. Ministrat do të pyeten javën e ardhshme për rolin e tyre në procedurat e ndjekura për prokurimet e kryera, raporton Tv Klan.

Sipas auditit, Ministria e Drejtësisë ka marrë angazhime buxhetore pa patur fondet në llogari. Një tjetër shkelje është shmangia e degës së Thesarit, ndërsa dëmi më i madh duket se është në tenderin e mbikëqyrjes elektronike për të burgosurit.

Në lidhje me këto shkelje janë arrestuar 4 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të Ministrisë së Drejtesisë. Mbi ta rëndon akuza “shpërdorim detyre” dhe “shkelje e barazisë në tendera”, duke i sjellë buxhetit të shtetit dëm rreth disa milionë Euro në dy vite.

Ndaj 8 personave të tjerë është caktuar masa e sigurisë detyrim paraqitje, ndërsa 14 perosona të tjerë janë nën hetim. Tenderat për të cilët ata akuzohen kanë të bëjnë me përmirësimin e regjistrit noterial dhe përmbarimor.

Gjithashtu janë gjetur shkelje të rënda në sistemin e mbikëqyrjes elektronike dhe regjistrin online të 7 Gjykatave Administrative. Abuzime janë gjetur edhe në tenderin e pajisjes me kamera të burgut të Fushë-Krujës dhe Lezhës. Këto kamera sipas hetimeve janë jashtë çdo standardi që duhet të plotësojnë pasi nuk kanë cilësinë e duhur.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *