Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s.
Duka u votua në Kongresin e UEFA-s që po zhvillohet në Romë, Itali. Duka e drejton FSHF-në që prej vitit 2002 ndërsa në vitin 2016 u rizgjodh në krye të institucionit, zgjedhje që u kontestuan nga kandidati tjetër në garë, deputeti socialist Bashkim Fino.
Në zgjedhjet e sotme, kreu aktual i UEFA-s, slloveni Aleksander Ceferin, u rizgjodh në krye të organizatës më të rëndësishme të futbollit evropian.
Ceferin, një avokat me profesion ka qenë kreu i Federatës Sllovene të Futbollit nga viti 2011 deri në vitin 2016, kur u zgjodh për herë të parë në krye të UEFA-s.