Vendosni fjalën kyçe....

Basha i ashpër me Ramën: Qeveris me Niçen, Bajrat e Shullazin, në 16 shkurt qytetarët marrin në dorë fatin e tyre


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka lëshuar akuza të rënda ndaj qeverisë dhe kryeministrit Rama lidhur me gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet vendi.

Sipas kryedemokratit, parlamenti është shndërruar në kukull të krimit dhe oligarkëve dhe nuk ka asnjë lidhje me qytetarët shqiptarë.

Ai tha se 16 shkurti do ishte data kur do shporrej qeverisja e kalbur e Ramës dhe ndezaj e shpresës për shqiptarët.

“Sot është rasti i parafundit për t’i bërë thirrje socialistëve të ndershëm të detyrojnë kukullat e rilindjes që t’i thërrasin mendjes para se populli të vendosë të spastrojë këtë parlament dhe këtë qeveri që është nën shërbimin e krimit dhe oligarkëve.

Gjendja në vend është tragjike. Rama u ka vjedhur shqiptarëve 2 miliardë euro në 5 vitet e fundit për t’ua dhënë një grupi oligarkësh. Kemi një parlament kukull të kapur nga krimi. Kjo sallë nuk e ka lidhur fatin me shqiptarët por me ata që publikoi Zëri i Amerikës. Kjo sallë e ka lidhur veten me Niçet, me Shullazët, me Sanxhaktarët, me Bajrat.

Një qeveri që është ulur në këtë karrige me votën e krimit nuk ka asnjë lidhje me qytetarët. Siguria zero, shëndetësia në mesjetë. Nuk ka zgjedhje me Ramën kryeministër. E keni marrë vesh që në qershor nuk ka hapje negociatash.” – tha Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *