Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takim me qytetarët e kryeqytetit u shpreh se është koha që të gjithë të dalin në shesh në protestën e 16 shkurtit.
Teksa përshkoi në këmbë të gjithë Rrugën e Kavajës, krye demokrati bashkëbisedoi me një sipërmarrës në fushën e “call center”, të cilit i premtoi se PD-ja do të ndjekë politika lehtësuese për bizneset.
Në fjalën e tij, Basha tha se punësimi është një ndër prioritetet e parisë së tij dhe këtë do ta aplikojë sapo të marrë pushtetin me votat e qytetarëve.
“Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontriburit shoqëror që do të jetë 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi.E dyta, është ulja me 300 lek e çmimit të karburantit që vetëm për rrugë nuk shkon.
Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë. Për biznesin riprodhues ulet me 30-40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumatorët. Janë tre shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë. Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratike”- tha Basha.