Vendosni fjalën kyçe....

Berisha përplaset me Lleshajn: Përdhunues, puçist, ke futur policinë në fakultete!


Ditën e sotme në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha, ka reaguar lidhur me ngjarjen e rëndë në Kavajë ku një 13-vjeçare dyshohet se është përdhunuar nga 8 adoleshentë të tjerë.

Berisha i quajti të gjithë qeveritarët “përdhunues”, për shkak të fshehjes së krimit për dy muaj me radhë. Këtu ai nisi një debat edhe me ministrin e Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj.

“Sot keni para jush mazhorancën e përdhunuesve, në një krim të shëmtuar që ndodhi në qytetin e Ka, përdhunim kolektiv. KPolicia u njoftua por policia ishte në anën e përdhunuesve dhe fshehu krimin. Shërbimi informativ njoftoi ministrat e kryeministrin, kryeministri ishte në anën e përdhunuesve, vasalët e tij pa moral heshtën dhe nuk thanë një fjalë. Fshehën krimin. Përsëritën të njëjtin skenar, këta përdhunues me djalin e deputetit të tyre përsëritën të njëjtin skenar.

Kur një e sëmurë me AIDS, akuzoi kryetarin aktual të grupit për përdhunim. Ç’moral kanë këta të dalin para jush. Është diata juaj, nëse nuk ktheheni nuk do keni fëmijë të sigurtë në shkollat tuaja.

Këta kanë moralin e përdhunuesve, këta akuzojnë viktimat. Kurse për sa i përket Shalsit, e kam një përgjigje.”, tha Berisha.

Ndërkohë ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj vendosi të replikonte, duke thënë se i ka duart e zbardhura.

“Policia ka marrë dijeni, ka reaguar në momentin zero, në 29.1 2019 ndaj denoncimit të familjarëve, po në këtë moment policia ka referuar çështjen në prokurori, pra e ka bërë publike atë, dhe së treti të gjitha akuzat janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion që i shërben qytetarëve.

Denoncimi në rrjetet sociale, është bërë pasi kanë qenë të arrestuar, janë arrestuar para se të bënit atë palo status, juve t’ju vij turp që gënjeni. Mua kriminel nuk më thoni dot ju se i kam duart e zbardhura unë, jo të skuqura. Kaq.”, iu përgjigj Lleshaj.

Ish-kryeministri u ngrit për herë të dytë në foltore, duke replikuar me Ministrin e Punëve të Brendshme Sandër Lleshaj.

“Këta kanë moralin e përdhunuesve. Këta akuzojnë viktimat. Kurse për sa i përket këtij Shalsit e kam një përgjigje. Nuk do vjedhim në mënyrë kaq flagrante sa ç’kanë bërë këta. Një prind i vërtetë s’ia lejonte vetes kurrë këtë, policia ka reaguar vetëm pas denoncimit që u bë në rrjetet sociale dhe ky vasal që s’ka nder dinjitet merr përispër të mashtrojë në vend që të marrë masa. Por s’e bën dot sepse zbaton urdhrin e Edi Ramës për të fshehur krimin. Të gjitha informacionet kanë ardhur në Tiranë, i ka marrë ministria e Arsimit, e Brendshme dhe me nder kryeministri sepse për këta përdhunimi është standart moral. Se për ta përdhunuesi duhet të jetë kryetar bashkie, politikan. Kush mund ta bëjë këtë përveç këtij vasali. Puçist. Ke fut policinë në fakultete. Do zvarriteni rrugëve. “, tha Berisha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *