Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj i përgjigjet Kryemadhit: Shantazhi është i patolerueshëm, bashkëshorti ska lidhje me bandat


Ministrja e Drejtësisë, Etilda GJonaj i ka quajtur si shantazh personal, deklaratat e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, të bëra më herët në Parlament.

Kryemadhi tha gjatë paradites së nuk e ka sulmuar më parë GJonajn për shkak se ka lidhje farefisnore me Ilir Metën.

Por Kryemadhi shtoi se bashkëshorti i Etilda Gjonajt është larguar nga detyra për shkak të korrupsionit dhe lidhjeve që ka me bandat e lojërave të fatit. Kryemadhi përmendi emrin e Ervis Martinajt, duke thënë se ka lidhje me bashkëshortin e ministres së Drejtësisë.

Ndërkohë që GJonaj sot ka sqaruar se bashkëshorti i saj ka fituar gjyqin dhe është kthyer në detyrën në Drejtorinë e Tatimeve si Inspektor. Ndërkohë që sqaroi se bashkëshorti i saj s’ka lidhje me bandat e lojërave të fatit.

“Është e vërtetë që bashkëshorti im ka mbajtur një post dhe është larguar nga shërbimi civil me një vendim administrativ dhe ka ndjekur rrugën ligjore është kthyer në pozicionin që ka patur.

Nuk ka pasur asnjëherë të vetme një akuzë për korrupsion dhe nuk është larguar nga detyra për këtë shkak, bashkëshorti im nuk ka qenë i lidhur as me banda dhe as subjekte të lojërave të fatit.

Por përdorimi për shantazh nuk është e tolerueshme. Unë jam e gatshme për të debatuar për çdo gjë, dhe kush do është i lutur që ta bëj këtë debat. Nëse ka qenë shumë e përfolur ngjarja e fundit për një hetim në ministrinë e Drejtësisë, pas gjetjes së raportit e auditit të brendshëm, gjetjet i kanë kaluar ministrisë së Financave ku është bërë një hetim më i thelluar dhe në fund ka vijuar sipas ligjit”-deklaroi Ministrja Gjonaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *