Anëtarja e Kryesisë së LSI-së Elona Guri ka reaguar ndaj Ministres së Drejtësisë lidhur me replikat e saj me Monika Kryemadhin.
Guri nëpërmjet një postimi në Facebook ka kërkuar që Gjonaj të tregojë arsyen e vërtetë pse burri i saj u largua nga tatimet.
Sipas Gurit, bashkëshoriti i saj u largua për korrupsion dhe shantazh ndaj bizneseve.
“Tani bëhu trime dhe tregojua arsyen,po nuk e munde dot frikën të ndihmoj unë: u hoq për korrupsion dhe shantazh ndaj biznesësve, që donte tu grabiste mundin dhe gjakun”
Më tej Guri shkruan se dhjetra punonjës në ministrinë e drejtësisë kanë fituar gjuqet por ministrja nuk kthen në punë por u bën shantazhe me anë të sigurimi të shtetit.
“Po dhjetra punonjës në ministrinë e drejtësisë, që kanë fituar gjyqet, që ti moj pulë e rilindjes nuk i kthen në punë sipas ligjit, por u bën shantazhe si të sigurimit të shtetit me ata që të kanë mësuar dhe që ti i di , këtu në mëmëdhe, por edhe në Kosovë”
Postimi i plotë: