Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi: Çadra pati suksesin e vet në 2017, në 16 shkurt do kërkojmë qeveri tranzitore


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka deklaruar mbrëmjen e sotme në emisionin Të Paekspozuarit se çadra e ngritur nga Lulzim Basha përpara zgjedhjeve të 2017 i dha efektet e para pasi arriti që të ulte në tavolinë Edi Ramën dhe të bënte lëshime.

Më tej Kryemadhi shtoi se në protestën e 16 shkurtit opozita do kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore.

“Çadra i dha efektet e veta në 2017, arriti që të ulte në tavolinë Edi Ramën dhe të bënte që ai të lëshonte pesë ministrat e tij. Opozia nëpërmje protestës të 16 shkurtit do arrijë në një qëllim për të arritur në një qeveri tranzitore për të bërë të mundur hapjen e negociatave me BE-në, për ti garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *