Vendosni fjalën kyçe....

Makina përplas motorin pranë QSUT, i plagosuri një orë në pritje të ambulancës


Një aksident me pasojë plagosjen e një personi ka ndodhur në Tiranë, pranë QSUT. Aksidenti ka ndodhur në orën 19:04 minuta, ku një makinë është përplasur me një motorr. I lënduar ka mbetur drejtuesi i motorit.

Ambulanca ka mbërritur një orë pasi aksidenti ka ndodhur, edhe pse vendgjarja ka qenë në QSUT, shkruan një qytetar për JOQ.

I aksidentuari është jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton shkaqet e ngjarjes, ku mbeti i aksidentuar drejtuesi i motorrit.
Gjithashtu është arrestuar drejtuesi i automjetit tip “Audi”, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *